E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Minierat alarm për sigurinë

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli ka zhvilluar sot një takim me drejtues të subjekteve që zhvillojnë aktivitet minerar në zonën e Bulqizës, përfaqësues të pushtetit lokal dhe drejtues të lartë të forcave të Rendit.Në këtë takim ministri Ruli ka bërë një panoramë të gjendjes aktuale në industrinë e kromit, çmimi i të cilit ka pësuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit “Per here te pare eksporti i kromit (per vitin 2007) kapi vlera rreth 135 milion Euro”, ka thënë ministri Ruli, duke shpjeguar se e gjitha kjo ka ndikuar direkt në procesin e liçensimit. “Gjatë vitit të fundit ka ardhur duke u shtuar numri i subjekteve private që aplikojnë për licensa. Nëse çdo vit janë dhënë mesatarisht 60 liçensa, gjatë vitit të kaluar, në 2007-ën, u dhanë rreth 140 liçensa. Kurse vetëm në tremujorin e parë te vitit 2008, vetem për krom kanë aplikuar rreth 70 subjekte”. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës duke parashikuar mjaft kohë më parë këtë situatë vuri në gatishmëri sektorin e liçensave, departamentin minerar në AKBN dhe futi në perdorim medodat dixhitale te verifikimit të liçensave, krahas verifikimit të tyre në terren dhe po punon për të trajtuar në afat kërkesat e bëra. “Por çmimi në rritje i kromit ka bërë që të vihen re kërkesa edhe për pjesë të vogla e të mbetura në galeri apo punime minerare të vjetra, të cilat më parë nuk preferoheshin”, ka thënë ministri Ruli në takim, duke shtuar se për herë të parë ka interes edhe për trajtimin e stoqeve të sterileve në pjesë të ndryshme të minierës së Bulqizes, por edhe në Batër e Krastë.Por, sipas ministrit Ruli - “kërkesa e lartë për krom në tregun ndërkombëtar, ka çuar fatkeqësisht në lindjen e dy dukurive te rrezikshme, të cilat janë verifikuar kohët e fundit: Ulja në përgjithësi e vemendjes ndaj zbatimit te rregullave të sigurimit teknik në punë, në pothuajse të gjitha minierat e vogla e të shpërndara në zonën Bulqizë, Batër, Krastë, Tërnovë etj. Janë vërejtur nje sere aksidentesh ne frontin e punes, të cilat sipas kontrollit të ushtruar nga RISHM-i, është zbuluar se kanë ndodhur për shkaqe banale, krejtësisht të eleminueshme. Rendja ndaj fitimit maksimal ka çuar në shkeljen edhe të rregullave më elementare të sigurisë në punë në Mmniera, ku dihet ekzistenca e rrezikut të lartë”.Ministri Ruli ka thënë se përveç kontrollit të rreptë nga ana e RISHM-it, i cili është përforcuar me personel shtesë nëpër rrethe, METE ka vendosur heqjen pa hezitim të liçensës dhe ndjekjen me organet hetimore të çështjes deri në fund, për çdo rast. “Por një dukuri e re dhe shumë e rrezikshme”, - ka thënë ministri Ruli, “është edhe aktivizimi i banorëve pranë zonave minerare, të cilët mbledhin krom nëpër stoqe dhe galeri të braktisura prej vitesh, duke sfiduar rrezikun e dukshëm. Me shumë shqetësim vërejmë sidomos gra e fëmijë të moshave të ndryshme që punojnë në vende te paliçensuara, pa drejtues teknik  dhe pa asnje rregull teknik në frontin e punës”. Aktualisht një rrezik i tillë vërehet në të gjithë zonën minerare rreth Bulqizës, por edhe në Kukes, Tropojë, si edhe në mjaft zona të jugut të vendit. Sipas bilanceve të para, janë rihapur mbi 100 punime të vjetra minerare dhe fenomeni po zhvillohet me shpejtësi. Lidhur me masat që po ndërmerren për ta shmangur këtë fenomen, Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli ka deklaruar se “Qeveria shqiptare nuk do të tolerojë këto raste flagrante që vënë në rrezik jeten e dhjetëra e dhjetra banoreve: Së pari, në Bulqizë, në zonën D, ku rreziku është i lartë, do të ndërpritet çdo punim mirerar. Së dyti, duke filluar nga java e ardhshme, METE do të përshpejtojë dhënien e liçensave për të gjitha galeritë apo pjesët e stoqeve jashtë zonës së rrezikut, shoqëruar me studime që marrin parasysh karakterin e minieres apo të vendburimit. Kjo do të shoqërohet edhe me kontrolle në zonë, për të ndarë përfundimisht të liçensuarin me te paliçensuarin, të ligjshmin me të paligjshmin , duke i dhënë mundësi dhe forcave të rendit të bëjnë ndërhyrje selektive”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›