Tentuan grabitje me armë, dy në pranga
Elbasan- Dy persona janë vënë në pranga, pasi dyshohet se ishin duke përgatitur një grabitje me armë ndaj një biznesmeni. Plani i tyre ka dështuar, pas bllokimit të bërë nga policia, e cila kishte marrë informacione në rrugë operative për këtë tentativë.
Juxhino Veizi dhe Erion Ballhysa janë vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se po përgatisnin një grabitje me armë ndaj një biznesmeni, në fshatin Katund i Ri. Burime nga policia bëjnë të ditur se përgjatë Autostradës, Elbasan-Metalurgji është bllokuar një automjet tip benz me targa EL 97 72 A i drejtuar nga shtetasi Juxhino Veizi.
“Mjeti u bllokua sepse gjatë kontrollit në bagazh është gjetur një kallashnikov, dy krehër fishekë, një kapuç dhe një xhup”- thanë burimet policore.
Mësohet se pas pyetjes së policisë, Veizi ka deklaruar se i ka marrë nga 28-vjeçari Ballhysa.
Dy të arrestuarit pritet të përgjigjen për akuzën e grabitjes së vjedhur në tentativë dhe armëmbatje pa leje.