Elbasan, kapet 200 kg drogë, 10 të shoqëruar

Patrulla e qarkullimit rrugor është vënë në ndjekje të një automjeti në fshatin Hotolisht, i cili është i tipit Benz me targa AA 659 CE. Sapo mjeti është ndaluar nga policia, drejtuesi është larguar me shpejtësi duke iu shpëtuar prangave.
Pas verifikimeve në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike prej 200 kg të llojit hashash. Aktualisht janë shoqëruar në Komisariatit Policisë Elbasan mbi 10 persona të dyshuar të implikuar në këtë trafik shpërndarje, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjithashtu, policia sekuestroi edhe një automjet tip Benz. Lënda narkotike kishte si destinacion Greqinë. /Start/
2012-06-13 11:01