Rritet numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut

Ministria e Shëndetësisë synon që të ketë sa më shumë dhurues vullnetarë, pasi ky lloj gjaku është më i sigurt.
Në pranga të Ditës Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, që shënohet të enjten, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se rreth 85 % e gjakut sigurohet nga dhurues vullnetarë, duke kthyer tendencën ku vite më parë kaq ose më shumë ka qenë nga dhurues me pagesë.
“Kjo ka ndryshuar rrënjësisht cilësinë e gjakut, por dhe filozofinë e dhurimit të gjakut, duke kthyer Shqipërinë sipas vlerësimeve të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në një histori suksesi për të gjithë vendet e Evropës Juglindore. Ky ndryshim rrënjësor raportesh është ndryshim spektakolar që ka ardhur nga edukimi i një ndjeshmërie të re për dhurimin”, tha ai.
Edhe ndryshimi i numrit të dhuruesve vullnetare të rregullt ka pësuar ndryshim të rëndësishëm. Kështu, nga 130 që ishte një vit më parë, numri i dhuruesve të rregullt vullnetare ka arritur në 270 këtë vit. “Kemi 6 mijë dhurime gjaku, pra shifra në rritje dhe njëkohësisht shifra të tilla me raportin për mijë. Nga 5 dhurime/mijë në 2006, sot kemi 8.7”, tha Vasili, duke apeluar njëherësh për rritjen e dhurimeve vullnetare të gjakut. “Ritmi i dhurimeve duhet të rritet dhe të gjithë duhet të kuptojnë që ky produkt i rëndësishëm për jetën sigurohet nga dhurimet dhe shpëtojmë jetë”, theksoi ministri i Shëndetësisë. /Start/
2012-06-13 13:30