Elbasan, kapet një i kërkuar
Ka plagosur në të gdhirë të ditës së parë të vitit dhe është prangosur mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Elbasanit, është arrestuar duke shtetasi Armand Teta, 24 vjeç, nga lagjja "28 Nëntori" e këtij qyteti, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri, tip pistoletë, 25-vjeçarin Fation Boçi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të 1 janarit. Sipas policisë, Teta ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Boçit, duke e plagosur atë dhe për këtë prokuroria e kishte shpallur person në kërkim.