E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, gjendet i vdekur endacaku

Trupi i pajetë i një 55-vjeçari u gjet mëngjesin e djeshëm në qytetin e Laçit. Burime policore thanë se viktima është Qemal Hasolli, lindur në Librazhd, por që jeta prej endacaku e kishte zhvendosur kohët e fundit në qytetin verior të Laçit. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, banorë të Lagjes Numër 1 njoftuan uniformat blu për kufomën e zbuluar në një varrezë makinash. Ai është gjetur brenda një furgoni të mbyllur dhe dyshimet e para janë që ai të ketë gjetur vdekjen nga asfiksia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›