Peqin, vdes në aksident shoferi
Ka udhëtuar me shpejtësi drejt qytetit ku banonte, por ka gjetur vdekjen në aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:50 të mëngjesit të djeshëm, në fshatin Karinë të Peqinit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, M.T., 40 vjeç, nga Durrësi, është aksidentuar me makinën e tij të tipit "Wolksvagen", ndërsa udhëtonte nga Gramshi drejt qytetit të Durrësit. Në dalje të Peqinit, në kthesat e Karinës, mjeti i drejtuar prej tij ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.