Kukës, termometri shënon -20 gradë
Rajoni i Kukësit natën e shkuar ka përjetuar temperaturat më të ulëta të këtij dimri dhe për pasojë kanë grirë edhe tubacionet e ujësjellësit. Sinoptikanët thanë së në orët e natës dhe në mëngjes temperatura kishte zbritur në 16 gradë Celsius nën zero në qytet, ndërsa në zonat malore edhe më ftohtë, që shkon deri në minus 20 gradë. Në qytet dhe në fshatrat e aksit të ujësjellësit të gjitha çezmat kanë ngrirë, ndërsa punonjësit e ujësjellësit, duke ndezur disa zjarre kanë mundur të shkrijnë disa nyja të tubacioneve aty nga mesdita.
Nga çatitë dhe ballkonet janë krijuar hej akulli, ndërsa një numër makinash të lëna jashtë gjatë natës nuk kanë mundur të shkulen vendit në mëngjes. Nëpër zonat fshatare mësohet se kanë ngrirë edhe disa ujësjellës lokalë, ndërsa ka qenë e vështirë të mbushet ujë edhe në burime natyrore, për shkak të akullit.
Edhe gjatë ditës temperaturat kanë qenë mjaft të ulëta çfarë ka vështirësuar edhe punën e borëpastrueseve, kryesisht për zonat rurale. Një manovrator ka treguar se ka qenë e pamundur të thyhet akulli i rrugës dhe dëbora e ngrirë. E vetmja mënyrë për të hapur rrugën në temperatura kaq të ulëta është hedhja e kripës, por ajo ruhet vetëm për akset nacionale.
Aktualisht mbeten të bllokuara tetë komuna nga 14 që ka gjithsej rrethi i Kukësit. Ndër komunat e bllokuara është edhe Shishtaveci, i përmendur si me rrugë të kalueshme një ditë më parë nga shtabi i emergjencës në Kukës. Komunat më problematike janë Gryka e Çajës, Kalisi, Zapodi, Arrni, Surroi dhe një pjesë e Bushtricës. Ndërkohë, ndodhen të izoluar edhe fshatra të veçantë të atyre komunave që llogariten si të qarkullueshme.
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë udhëtimit flesh të premten në Kukës tha se qeveria do të rimbursonte çdo shpenzim për hapjen e rrugëve dhe për t‘u ardhur në ndihmë banorëve nëse paraqiten raste emergjente, por pushteti vendor ende nuk e ka cilësuar gjendjen si emergjente.
Aktualisht, filiali elektrik po bën sforco për të mos ndërprerë furnizimin me drita për konsumatorët dhe deri këto ditë ka arritur ta bëjë këtë, megjithëse arkëtimet mbeten të pakta. Energjia elektrike ka qenë këto ditë burimi kryesor edhe për ngrohje, pasi në Kukës i janë afruar limitit edhe drutë e zjarrit si alternativa tradicionale për ngrohje. Tregtarët e drurit thonë se kanë mbetur shumë pak rezerva dhe se në mal në këto kushte as që bëhet fjalë për të prerë dru. Kështu edhe çmimi i druve për zjarr këto ditë ka njohur rritjen më të madhe dhe një metër kub është shitur me pesëmijë lekë të rinj.