Vlorë, bllokohet sistemi TIMS në port
Një bllokim prej katër orësh i sistemit TIMS ka pezulluar punën në pikën e kalimit kufitar të Portit detar të Vlorës. Sistemi kompjuterik TIMS, që është instaluar në pjesën më të madhe të pikave kufitare, përmban të dhënat për të gjitha lëvizjet në kufi, si dhe për personat me probleme me ligjin. Për këtë arsye, pas bllokimit të kompjuterëve puna është ndërprerë totalisht, duke shkaktuar vonesa të theksuara në imbarkimin e pasagjerëve dhe automjeteve që kishin parashikuar të udhëtonin ditën e djeshme.