Zgjedhjet në Shqipëri, KE-ja monitoron procesin me një delegacion prej 19 anëtarësh
Delegacioni do të vëzhgojë në mënyrë të pavarur zgjedhjet, krahas vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it.
Shaban Sulçe
19 anëtarë të një delegacioni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryesuar nga Korien Jonker, do të vizitojnë Shqipërinë nga data 26 deri më 29 qershor, për të vëzhguar procesin zgjedhor të së dielës. Ky delegacion do të vëzhgojë në mënyrë të pavarur procesin krahas vëzhguesve të tjerë të OSBE-ODIHR-it. Delegacioni do të takojë kreun e KQZ-së dhe përfaqësues të partive politike që garojnë në zgjedhje, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias para vëzhgimit të zgjedhjeve në të gjithë vendin. Më parë një delegacion i këtij organizmi vizitoi Tiranën nga 4-5 qershori i këtij viti, ku gjatë takimit me autoritete në Tiranë theksuan rëndësinë e një procesi zgjedhor që të përmbushë standardet. Këshilli i Europës ka theksuar rëndësinë që çdo shtetas të pajiset me kartë identiteti, në mënyrë që askujt të mos i mohohet e drejta e votës më 28 qershor. Duke vlerësuar se këto zgjedhje janë test i fortë për maturinë e demokracisë në Shqipëri vëzhguesit e Këshillit të Europës u kanë bërë thirrje autoriteteve të plotësojnë të gjitha rekomandimet e nevojshme që ka dhënë Asambleja Parlamentare e këtij organizmi. Konkluzionet paraprake të këtij organizmi për zgjedhjet pritet të bëhen publike më 29 qershor, në një konferencë të posaçme për shtyp.
Komisionerët
Pavarësisht interesimit ndërkombëtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, infrastruktura zgjedhore vazhdon të vërë në dyshim standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit. Shkak për këtë janë bërë vonesat e partive politike për të dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e komisionerëve të tyre në qendrat e votimit. Ndonëse kanë mbetur pesë ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve, partitë politike ende nuk e kanë përmbushur këtë detyrim ligjor, gjë që ka sjellë shqetësimin e KQZ-së. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, gjatë mbledhjes së djeshme tha se shkelja e afateve nga partitë politike është përtej normave. Sipas Ristanit, standardet e zgjedhjeve mund të vihen në rrezik, pasi ende nuk është bërë trajnimi i komisionerëve për procedurat që ata duhet të ndjekin gjatë procesit të votimit. Ai u bëri thirrje partive politike që të depozitojnë urgjentisht në KQZ emrat e komisionerëve.
Kandidatët
Ndërkohë, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjoncaj, i kërkoi këtij institucioni që të marrë masa për personat të cilët janë kandidatë për deputetë dhe vazhdojnë të mbajnë njëkohësisht poste të larta zyrtare si prefektë apo të zgjedhur vendorë. Sipas Gjoncajt, këta kandidatë, shumica e të cilëve janë të Partisë Demokratike, kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin. Por kreu i KQZ-së, Arben Ristani, u përgjigj se nuk është detyrë e institucionit që ai drejton të merret me një problem të tillë. Ndërkohë, KQZ-ja vazhdoi me miratimin e ambienteve private që do të shërbejnë si qendra votimi më 28 qershor. Edhe për këtë çështje Partia Socialiste ka shprehur shqetësim, pasi pretendon se shumica e këtyre ambienteve private zotërohen nga militantët e Partisë Demokratike.
23 Qershor 2009