E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, makinat në rezervat e shtetit, jashtë funksionit

Emisioni "Fiks Fare" këtë herë ka denoncuar mbi çështjen e makinave në rezervat e shtetit, në qytetin e Elbasanit.

Këto makina nuk janë në gjendje pune dhe në kërkimin që kanë bërë gazetarët, janë evidentuar edhe targat e makinave që kanë dalë jashtë funksionit.

Në një intervistë për "Fiks Fare", drejtori i Drejtorisë Teknike të Standardeve dhe Cilësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, Izet Çollaku, ka dhënë përgjigjet e tij lidhur me këtë problematikë.

Pyetje - Ne kemi një informacion se makinat që keni në rezervat e shtetit në qytetin e Elbasanit dhe veçanërisht makinat e markës "Internacional", me sa dimë dhuratë e qeverisë amerikane para shumë vitesh, nuk janë në gjendje pune.

Ju çfarë informacioni kini për këto?

Përgjigje - Po. Janë 24 automjete dhuratë e qeverisë amerikane në vitin 1994. Aktualisht janë në gjendje pune 5 automjete, ndërsa 19 të tjerat kanë nevojë për shumë riparime, që kanë kosto shumë të lartë dhe që nuk e justifikojnë përdorimin e tyre.

Gazetari- A mund të dimë targat e makinave që janë në gjendje pune?

Përgjigje - Po. Targat e makina aktualisht janë: Elbasan 0651A, Elbasan 0642A, Elbasan 0684A, Elbasan 0620A, Elbasan 4150A.

Pyetje - Këto makina i përdorni herë pas here. A ka shoferë për këto?

Përgjigje - Këto i përdorim sipas nevojës për lëvizje të mallrave brenda institucionit, ose për ndihma në zonat malore dhe emergjenca. Aktualisht këto janë me shoferë në organik. Janë pesë automjete me pesë shoferë dhe paguhen me pagë shoferi.

Biseda te dhoma e rojës

Fiksi- Për në Dibër.

Roja- 027 Elbasan...

Fiksi- 0725 dhe 3228.

Roja- Kavajë. Kjo e Kavajës...

Fiksi- Kë?

Roja- Kjo e Kavajës nuk di pse është vënë?

Fiksi- Po.

Roja- Kjo si targë nuk bën.

Fiksi- Po këto të tjerat në rregull janë?

Roja- Ja fusin kot.

Fiksi- Po janë lajmëruar. Të shikojmë makinat. A ndizen ato?

Roja- Ku ndizen ato?

Fiksi- Po si t‘ia bëjmë? Pse t‘i marrim?

Roja- S‘kanë as naftë, asgjë.

Biseda jashtë, në oborr të parkimit

Roja- Nuk bëjnë fare.

Roja- Mirë mo mirë.

Roja- Asnjë makinë këtu nuk të punon.

Fiksi- Po kush punon nga këto?

Roja- Po kush punojnë? Po këto të tjerat kanë shoferët. Ja kjo është 3228.

Fiksi- Kjo s‘ndizet fare?

Roja- Ndizet si jo.

Fiksi- Po kjo e ka gomën e rënë.

Roja- Gomën... po këto kanë që në ‘97 o burrë.

Fiksi- Që s‘kanë lëvizur fare?

Roja- Po kanë lëvizur pak, por pastaj u ndërprenë. Kjo është.

Roja- 0725 Elbasan është kjo këtu.

Fiksi- Dhe kjo e ka gomën e rënë.

Roja- Po gomat e këtyre janë të rëna. Dhe...

Fiksi- 0727.

Roja- 727.

Fiksi- Nga të treja këto makina që kërkojmë, asnjë nuk është e gatshme për punë?

Roja- Jo.

Roja - Hiqja gomën kësaj, vërja kësaj...

Fiksi- Vihen gomat sot?

Roja- Vihen, se gomat dy dadiçek kanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›