Nis greva e urisë së studentëve të sapodiplomuar të Juridikut
Një grup të sapodiplomuarish në Fakultetin Juridik të universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës, ka hyrë mesditën e djeshme në një grevë urie pa afat. Ata kërkojnë ndryshimin e emërtimit të diplomës së tyre, ku titullohen si "njohës ligjesh" dhe jo "Jurist". Greva po zhvillohet në katin e tretë të godinave të reja të universitetit dhe ka nisur rreth orës 12:00 të së hënës. Mësohet se janë 10-12 të rinj që kanë nisur grevën e urisë, ndërkohë që është paralajmëruar se numri i tyre do të rritet në ditët në vazhdim, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Përfaqësues të grevistëve kanë bërë të ditur për mediat se janë të vendosur për t‘u vetësakrifikuar deri në zgjidhjen e problemit të ngritur prej tyre. Sipas tyre, greva e urisë erdhi pas neglizhencës së Ministrisë së Arsimit dhe Rektoratit të Universitetit të Vlorës. "Nuk është e drejtë që katër vitet e sakrificave tona dhe të prindërve tanë për të na shkolluar në arsimin universitar të konvertohen me një titull ‘njohës ligjesh‘. Studentët e Tiranës që kanë zhvilluar të njëjtin program shkollor si ne, kanë në diplomë titullin ‘Jurist‘. Nuk ka arsye që të bëhen diferencime të tilla", shprehen të indinjuar përfaqësuesit e studentëve grevistë.
Me anë të një deklarate për shtyp ata bëjnë me dije se "prej më se një muaji jemi duke protestuar në të gjitha format, për sa i përket diplomës së marrë në fund të studimeve tona katërvjeçare. Pavarësisht se programi i zhvilluar dhe i përfituar prej nesh në këto vite është më se i mjaftueshëm për të qenë të barabartë në tregun e punës, jo vetëm nuk kemi marrë diplomën e merituar, por edhe po bëhemi pre e disa pengesave institucionale nga organet kompetente për këtë çështje. Për më tepër dëshirojmë të vëmë në dijeni opinionin e gjerë publik, si dhe aktorët dhe faktorët e drejtpërdrejtë të këtij problemi, se jemi përballë një konflikti të hapur institucional midis universitetit tonë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ky konflikt, pavarësisht origjinës apo arsyeve të tij, po rëndon në mënyrë skandaloze mbi komunitetin studentor dhe po bëhet një barrë e rëndë për zgjidhjen e problemeve të lindura". Sipas grevistëve, problemi i krijuar është thjesht çështje vullneti institucionesh, i thjeshtë për t‘u zgjidhur, por që kërkon një angazhim serioz nga organet kompetente. "Në këto kushte i bëjmë thirrje edhe Kryeministrit të Republikës, Sali Berisha, të ndërhyjë me autoritetin e vet institucional për t‘i dhënë Drejtësisë drejtësinë e merituar. Kërkesa jonë bazë konsiston në marrjen e një diplome me vlerë juridike, e njëjtë me ato të lëshuara para vitit 2008, të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Diplomave", thuhet më tej në deklaratë. Më tej ata kanë shtuar se nëse institucionet përgjegjëse nuk marrin masa, greva do të përshkallëzohet dhe numri i grevistëve do të dyfishohet.