E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, ligjëron marijuanën për qëllime mjekësore

 

Administrata Obama në SHBA ka vendosur të eliminojë gjobat ose burgimin për ata që konsumojnë apo kultivojnë marijuanë për qëllime terapeutike. Prej vitesh studime të ndryshme kanë treguar se marijuana mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjen e atyre që vuajnë nga kanceri apo sëmundje të tjera kronike. Kështu, Obama ka miratuar një tjetër ligj që tregon ndryshim të mprehtë krahasuar me qëndrimin e paraardhësit të tij Xhorxh Bush. Aktualisht, 14 shtete e lejonin përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore, por kjo nuk njihej në rang federal. Shtetet janë Alaska, Kalifornia, Kolorado, Havai, Maine, Marilend, Miçigan, Montana, Nevada, Nju Meksiko, Oregon, Rode Ajland, Vermont dhe Uashington. Ndër këto shtete, guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger është i vetmi që ka miratuar dhe ndërtuar një rrjet të gjerë të shpërndarjes së bimës, me “pika shitjeje” që jo vetëm shesin, por edhe e reklamojnë marijuanën. Me vendimin e Obamës, tani policia dhe FBI do të ndjekin vetëm ata që e përdorin tregun e marijuanës për të mbuluar ose financuar veprimtari të paligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›