Pas një muaji, ligji “Për dënimin e krimeve të komunizmit” në Kuvend
Autori i Lajmit: red.
Pas takimit që ka pasur me ish-të përndjekurit politikë, zëdhënësi i Grupit Parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, ka dhënë, ekskluzivisht për gazetën “Ballkan”, një prononcim mbi takimin me protestuesit. Bumçi u shpreh: “Unë dola të takoj ish-të përndjekurit dhe për t u thënë që ka masa konkrete që janë bërë për ta. Është një shtresë e vuajtur, e cila duhet të ishte trajtuar me më shumë respekt nga shoqëria financiarisht. Po financiarisht, po. Po nuk mund të thuhet se asgjë nuk është bërë për ta, aq më tepër për të djathtën shqiptare, pra në momentet kur ajo ka qenë në pushtet. Shqipëria ishte një vend shumë i varfër kur doli në demokraci, në vitet 90 nuk kishte mundësitë e Gjermanisë për të trajtuar financiarisht çdo person siç bëri Gjermania, është e pamundur. Por ajo kishte një vullnet të qartë për të ndihmuar me ofrimin e vendeve të punës, me strehim, me dhënien e të drejtave për studim, dhe filloi dhe një dëmshpërblim financiar, i cili ishte shumë minimal, që u bë për ato katër vitet e para kur Shqipëria s`kishte edhe bukë dhe ilaçe edhe vendi ishte në një varfëri të plotë, por u bënë këto tri gjëra. Çfarë po bëhet këto tre vite? Ka kaluar në Parlament ligji për “Dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë”, po mbyllet kapitulli i fundit, mund të ketë nevojë për përmirësime. Ky ligj është është ligji i fundit që bën shteti shqiptar për të përndjekurit politikë dhe po këtë vit fillon ëdhe shpërndarja e fazës së parë të financimit. Nuk mund të bëhet për një ditë, pra të shpërndahet, pasi nuk e ka shteti atë mundësi financiare, por për çdo vit, radhazi, do të arrijmë ta parashikojmë në buxhetin e shtetit një zë të veçantë për shpërblimin e të përsekutuarve. Elementi i dytë është ligji për “Pastërtinë e figurës” që të mos lejojmë më në administratën shqiptare njerëz të zgjedhur, gjyqtarë, prokurorë, pra njerëz që kanë qenë hetues dhe që kanë marrë vendime politike ose kanë instaluar sistemin e kaluar. Ky është një ligj që kemi propozuar dhe do ta kalojmë në Kuvend, pra do ta miratojmë, me votat tona nëse nuk duan socialistët dhe kjo është konkrete. Dhe ligji i tretë që do të vijë së shpejti në Parlament është ligji “Për ngritjen e Institutit të Kujtesës Historike, për dokumentimin e krimit komunist dhe dënimin e tij”, dhe për një muaj ose dy do të vijë në Parlament. Këto janë konkretisht ato që u kam prezantuar ish- të përndjekurve. Unë e kuptoj revoltën e tyre dhe dëshpërimin, nuk mund të thuash që s`është bërë asgjë, është e padrejtë. Ka qenë një takim vetjak, jam zëdhënës i grupit, por unë dola për t u thënë se çfarë është bërë”, - ka përfunduar deputeti i PD-së, Bumçi.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008