Karamanlis urdhëron hetim për marrëveshjen e pronës shtet-manastir
Autori i Lajmit: red.
Një komision i posaçëm parlamentar grek do të hetojë për çështjen e dyshuar të shkëmbimit të tokës mes shtetit dhe një manastiri shumë të pasur. Ka qenë vetë kryeministri grek, Kostas Karamanlis, që ka kërkuar një gjë të tillë. Çështja e shkëmbimit të tokës me manastirin “Vatopedi” ka ndikuar edhe në dorëheqjen e një ministri të kabinetit. Sipas mediave helene, manastiri ka përfituar një shumë prej 100 milionë eurosh nga kjo marrëveshje.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008