Lirohet 6-vjeçari i marrë peng, policia heton të atin
Autori i Lajmit: red.
Një fëmijë 6-vjeçar ka qëndruar i rrëmbyer për gati 20 orë nga një 25-vjeçar me pretendimin se fëmija është i biri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Lezhës rreth orës 15 në lagjen “Kodërmarlekaj”, ndërsa i dyshuari si autor është 25-vjeçari Gëzim Marku, nga fshati Gjadër i Lezhës. Kanë qenë prindërit e fëmijës që kanë bërë denoncimin për zhdukjen e të birit, duke bërë një përshkrim të personit që kishte kryer rrëmbimin. Menjëherë strukturat e Drejtorisë së Policisë së qarkut Lezhë janë vënë në kërkim të rrëmbyesit dhe kanë identifikuar autorin dje, rreth orës 12, i cili ishte shtetasi Gëzim Marku, person i skeduar nga policia me precedente penale. Pasi është saktësuar vendndodhja e 25-vjeçarit Marku, blutë e komisariatit të Lezhës kanë bërë rrethimin e vendit dhe pas disa negociatave, kanë mundur të lirojnë fëmijën 6-vjeçar si edhe të arrestojnë 25-vjeçarin Gëzim Marku, si përgjegjës të kësaj pengmarrjeje. Gjyste Prenga, nëna e fëmijës 6-vjeçar, është shprehur se e kanë njoftuar në telefon për rrëmbimin e të birit, dhe diçka e tillë është konfirmuar edhe nga një telefonatë që ka bërë vetë Marseli 6-vjeçar. Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë po heton shkaqet e plota të kësaj pengmarrjeje, pasi edhe versionet mbi arsyet e këtij rrëmbimi janë të ndryshme.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008