E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plagoset me thikë 53-vjeçari

Një 53-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Kala” të këtij qytetit ku 53-vjeçari Edmond Stafa është qëlluar me thikë pas një sherri me dy të rinj. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka identifikuar edhe dy autorët e plagosjes së 53-vjeçarit dhe për arsye hetimi ka dhënë vetëm inicialet e tyre. Sipas policisë ata janë dy të rinjtë me inicialet E.D 28 vjeç dhe V. Xhuvani të cilët janë shpallur në kërkim dhe sipas policisë po punohet për arrestimin e tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›