E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mercedesi lë Mek Larenin, bashkohet me Braun GP

Lajmin e ka bërë të ditur vetë numri një i kompanisë nga Shtutgarti, Dieter Zetsche. Në sezonin që sapo u mbyll, Mercedesi furnizoi me motorë skuadrën e Ros Braunit. Skuderia e re për sezonin e ardhshëm  do të quhet Mercedes Grand Prix.

Mercedesi do të shkëputet nga Mek Lareni brenda vitit 2011. Bashkëpunimi midis këtyre dy gjigantëve në botën e Formula 1 ka filluar që në vitin 1995 dhe u kurorëzua me fitimin e titujve kampion për pilotë në vitet 1998, 1999 dhe 2008, si edhe titulli për konstruktorë në vitin 1998.

“Gjetëm një zgjidhje paqësore”, tha Norbert Haug. “Divorci” u bë me një kompromis të përbashkët, duke qenë se kompania gjermane do të vazhdojë të furnizojë me motorë Mek Larenin deri në vitin 2015.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›