E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndiqet penalisht, mashtroi me borxhin

ELBASAN Krimi ekonomik e financiar në Elbasan ka nisur çështjen penale për mashtrim ndaj D. Shulit, 53 vjeç, me banim në fshatin katund i Ri, pasi në vitin 2007 ky shtetas kishte arritur t’i mbushë mendjen e t’i marrë me anë të mashtrimit 650 000 lekë të reja Xh. Mjeshtrit me banim në lagjen ‘Partizani’ në Elbasan. Ai i kishte premtuar borxhdhënësit se do t’ia kthente shpejt të hollat, pasi kishte një hall të madh familjar. Në kushtet e mirëbesimit, 48-vjeçari i jep 6.5 milionë lekë, por ka kaluar shumë kohë dhe borxhliu s’po dukej. Madje, ai kishte humbur kontaktet me borxhdhënësit e i është shmangur atij. Në pamundësi për t’ia marrë vetë të hollat, Xh. Mjeshtri ka kryer kallëzim penal në polici. D. Shuli, që rezulton më parë i dënuar për mashtrim, akuzohet po për të njëjtën vepër penale. F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›