Fushë-Krujë, përgjysmohen lekët e përmbytjes
Lumi Zezë duket se mbetet një nga problemet shqetësuese për familjet në Fushë-Krujë, duke rrezikuar sërish daljen nga shtrati i tij. Kjo pasi fondi i dhënë nga ana e Qeverisë është ulur ndjeshëm dhe projekti t fillimit ka pësuar edhe devijimi, duke ulur e ndryshuar zërat e punimeve dhe duke harruar prishjen e ndërtimeve pa leje që ndodhen në anë të këtij lumi, të cilët kanë detyruar që firma të devijoj edhe rrjedhën normale të lumit që ka patur shumë kohë më përpara. Nga 850 mijë euro të planifikuar për investimin e lumit Zezë. Fondi fillimisht u ul në 350 mijë euro, por mësohet se ky limit fondi është ulur sërish për shkak se Qeveria ka akorduar vetëm 270 milionë lekë. Këtë fakt e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Fushë-krujës Gjon Bardhi. Sipas tij “fondi i dhënë nga ana e Qeverisë është ulur sërish nga 350 milion lekë në 270 milionë lekë. Ndërsa janë ndryshuar sërish zërat. Në kontaktet që kam patur me firmën kamë mësuar një fakt të tillë. Ndërsa kam mësuar se investimi e ul në masën 30 % përmbytjen dhe nuk e garanton atë. Në këto kushte unë jam në bisedime me donator vendas, duke kërkuar fonde për investimin e plotë dhe jo të pjesshëm të këtij lumi, ku përmbyti dy herë 600 familje në Fushë-Krujë, ku askush nuk ju dërgoi asnjë ndihmë apo mbështetje nga ana e Qeverisë dhe kur akoma deri më sot banorët e lagjeve të përmbytura “Akushe Visha” dhe lagjja e në dy anë të rrugës së Tiranës janë përmbytur. Pa llogaritur orenditë shtëpiake. Akoma deri më tani nuk është dëmshpërblyer asnjë nga familjet në Fushë-Krujë”, ka përfunduar Bardhi.