E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, pranga shpërndarësve të drogës

Në pranga përfundoi shtetasi Hajredin Bekteshi, 18-vjeç, banues në lagjen “Haxhias” Elbasan, si dhe procedohet në gjendje të lirë shtetasi E.F, 16-vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori” Elbasan.

Arrestimi i tij si dhe procedimi në gjendje të lirë u bë pasi këta shtetas dispononin me vete lëndë narkotike.

Menjëherë shërbimet e policisë, ushtruan një kontroll të imtësishëm fizik dy shtetasve të sipërcituar, ku iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza lëndë narkotike, e llojit  kanabis sativa, 1 armë e ftohtë e llojit thikë, si dhe u sekuestrua dhe një mjet tip motor, me targa 3P1BG, mjet i cili përdorej nga dy shtetasit e mësipërm. Po punohet për dokumentimin e plotë të veprës penale. /Start/

                                                                                             2012-03-16 09:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›