E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë shpëton "makinat"

Presidenti Bush ka vendosur që industria e
makinave, e cila ndodhet në prag të kolapsit
pas refuzimit të ndihmës financiare nga Senati, të
bëhet pjesë e përfituesve të paketës shpëtimtare për
bankat prej 700 miliardë dollarësh të miratuar nga
Kongresi në muajin tetor. Kjo kthesë e beftë e Shtëpisë
së Bardhë në një moment shumë kritik mund t‘i
japë sërish jetë "General Motors" apo "Chrysler", të
cilët për hir të së vërtetës kanë kaluar ditët e tyre më
të vështira. Sipas marrëveshjes, Uashingtoni do të
përdorë paratë e taksapaguesve për të nxjerrë nga
telashi kompanitë e mëdha, duke u dhënë firmave
kapital të menjëhershëm. Kjo lëvizje e Shtëpisë së
Bardhë vjen disa orë pasi republikanët në Senat
bllokuan një ligj që do t‘u kishte dhënë industrive të
makinave 14 miliardë dollarë ndihma. Kjo industri e
gjendur në një moment shumë të vështirë, pa këtë
ndihmë të madhe financiare do të kishte shpallur
dje falimentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›