E Shtunë, 31 Tetor 2026

Natë me hënë më shumë se kurrë

Për ata që i kanë pasur sytë nga qielli, nata e
mbrëmshme ka qenë shumë e veçantë. Hëna e
plotë është shfaqur në formën e saj më masive, në
këto 15 vitet e fundit. Orbita ekliptike e hënës rreth
Tokës e bën atë që të mos ketë shumë largësi nga
planeti dhe një herë në 15 vjet të jetë më pranë tij.
Mbrëmë satelitin tonë natyral e kemi pasur 350 mijë
kilometra larg. Ai ka kaluar mbi hemisferën e veriut
tepër pranë Tokës dhe për kë ka pasur fatin të ketë
qiell të pastër mbi krye spektakli ka qenë i garantuar:
një natë me hënë të plotë dhe të madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›