E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sekuestrohen pesë makina luksoze, ishin me dokumente false



Policia e Elbasanit ka sekuestruar pesë makina luksoze, të cilat pas kontrolleve të kryera rezultuan me dokumente të falsifikuara. Sipas burimeve nga policia, gjatë një kontrolli të ushtruar nga ana e strukturave të policisë është konstatuar se pesë automjete të tipeve të fundit kishin të falsifikuara në dokumentacione vulat e stampave, si dhe numrat e shasisë. U bllokua mjeti tip “Benz Sllown Rexhina" me targa CN 414 WL, në pronësi të shtetasit me iniciale J.Xh., pasi kishte disa dokumente të dyshuara si të falsifikuara, mjeti tip "Honda Civic" me targë S 163 DUP, mjeti tip "Peugeot 306" me targë AR 860 XM, mjeti i tipit “Benz” veturë me targë N 570 SDA, në pronësi të shtetasit Saimir Kllogjeri, si dhe mjeti “Benz” veturë me targë BE 942 YN. Ndaj drejtuesve të mjeteve janë dërguar dokumentet në prokurorinë e rrethit për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›