E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, seminar sensibilizues për parandalimin e dhunës

• Të bëjmë realitet zbatimin e ligjit “Për Parandalimin e Dhunës në Familje”. Kjo ka qenë tema e seminarit të organizuar dje në qytetin e Elbasanit me pjesëmarrjen e drejtuesve të njësive vendore në rang qarku, të shoqatave të dhunës kundër gruas, si dhe zv.ministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Marjeta Zaçe. Ky seminar është në vazhdën e takimeve që ka organizuar kjo ministri në 12 qarqet e vendit me qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e strukturave që kanë detyrime në zbatimin e ligjit për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. Ministria e Punës në bashkëpunim me PNUD kanë ndërmarrë një studim në nivel kombëtar, i cili do të jetë një ndër studimet më të mira ku do të paraqesë të dhëna reale edhe për qytetin e Elbasanit. "Dua të them me bindje se shumë nga  gratë që janë dhunuar kanë nisur ta bëjnë problem këtë fenomen, dhe pikërisht kjo tavolinë ka këtë qëllim, që  të sensibilizojë komunitetin", u shpreh zv.ministrja e Punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›