E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta Boka këndon shqip në Beograd

• E veshur si një 16-vjeçare, me xhup të kuq, xhinse të futura brenda në çizme dhe flokët e kapura sipër.anila memaOlta Boka, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, një adoleshente, në dukje lozonjare, e dashur dhe e brishtë që nuk lodh veten të dëgjojë ç'thonë për të, e ç'nuk thonë. Pak rëndësi ka për të, nëse e kanë ftuar apo s'e kanë ftuar në emisione, e kanë përfillur apo shpërfillur nëpër aktivitete, qëllimi që i ka vënë vetes është të përfaqësohet mirë në Eurovizon gjatë muajve të ardhshëm. Dhe është e vendosur në atë që bën e atë që thotë. Këto kohë i ka rënduar mbi supe shumë punë vetes. Veç mësimeve, në të cilat këto kohë ka rrëmbyer mjaft nënta, për të cilat nuk e vret shumë mendjen, i duhet të punojë edhe me veten, me kompozitorin... Deri në ditën kur do të ngjitet në skenën e Eurosongut në Beograd, janë edhe dy muaj, por dy muaj që ikin sa hap e mbyll sytë, sepse kjo kohë pas festivalit për Oltën kështu ka ikur.   Ç'po ndodh tani pas festivalit me ju? Eurosongu po afron, sa jeni bërë gati për këtë përfaqësim?Kam pak kohë që jam kthyer nga Italia, ku kam regjistruar këngën për në Eurosong. "Zemrën lamë peng" është riorkestruar mbi bazën e këngës së parë, por ka pësuar disa ndryshime, është bërë disi më e gjallë, janë riluajtur kitarat dhe bateria, dhe mendoj se ka dalë disi më e bukur. Versioni i parë anonte pak nga ritmet soul, ndërsa ky version vjen disi më modern, më rok. Regjistrimet janë bërë në Romë në studion "Luna Piena" me orkestrues Emanuele Donini. Ishte një punë e madhe dhe shpresoj të ketë dalë diçka e bukur edhe për publikun. Në çfarë gjuhe do të këndohet?Kënga do të jetë në shqip. Ishte një dëshirë e kompozitorit, por edhe e jona. Nuk ishte si një kusht, por duke qenë se promotorët e këngës mund ta zgjidhnin vetë mënyrën se si mund të këndohet në Eurosong, vendosëm edhe në bazë të disa opinioneve që janë dhënë në internet.  Kaluat nga një fushëbetejë në Tiranë, për t'u hedhur në një tjetër në Beograd. Keni frikë?Nëse do të flisja para një apo dy muajsh, dua të them se e kisha marrë disi me frikë, por koha kalon dhe tani e ndjej si një gjë timen idenë e të qenit në Serbi. Nganjëherë mendoj që të vijë sa më shpejt ajo ditë dhe ta kaloj, duke pasur parasysh në një farë mënyre ankthin e përzier dhe me emocione të mira. Nuk është se e kam marrë me frikë, dhe të mendoj, "o është frikë në Serbi?!", sepse besoj në një Zot, që shpresoj ta kem pranë dhe mbase çdo gjë do të shkojë mirë. Shpresoj. Por ndoshta "beteja" e parë në një farë mënyre më ka dhënë pak më shumë kurajo për t'u përballur me një "betejë" tjetër, e cila është edhe më e madhe. E di që jam thjesht një 16-vjeçare, (nuk e di ndoshta është rasti i parë të shkojë një vajzë e vogël), por do të mundohem që edhe në këtë betejë të jap maksimumin dhe kjo është detyra që i kam vënë vetes. Në festival nuk e prisja çmimin e parë, sepse u nisa pa shpresa. Ashtu nisem edhe në këtë garë, sepse e di që është edhe më e madhe. Dhe thjesht nga fakti që është edhe më e madhe, nisem edhe me më pak shpresa. Tani që ka kaluar koha e debateve, a mendoni se keni kuptuar gjë nga to?Do të them të drejtën. Nëse do flasim për debatin e festivalit e kam kaluar atë periudhë, sepse nuk doja ta kujtoja herën e parë që nisi me aq shumë presion. Edhe kur dëgjoja njerëzit që më thoshin të ka ndodhur një gjë shumë e bukur, ke marrë një çmim që shkon në Eurovizon, ndoshta shtiresha sikur i kuptoja, nuk e di... Shtiresha sikur e kuptoja çfarë po ndodhte, por të them të drejtën e di që gjithë atë debat do ta kuptoj në një moshë më të madhe, për ta parë dhe gjykuar me më shumë ftohtësi atë çfarë më ka ndodhur. Komentet lart e poshtë janë të ndryshme për një 16-vjeçare që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Ju si i merrni? E di që arti është subjektiv, ashtu siç e mendoj unë se mendon tjetër kush. Ka nga ata njerëz që mendojnë e thonë s'mund t'ia dal, ka dhe nga ata njerëz që mendojnë se mund t'ia dal, por të dyja palët më japin akoma e më shumë kurajo për të punuar më mirë. Këngë shqip dhe videoklip Pas riorkestrimit të këngës "Zemrën lamë peng" në Itali, para dy javësh Olta dhe grupi i punës kanë përfunduar edhe videoklipin e saj. "Jemi munduar që të përcjellim dhe të përmbushim qëllimin që ka kënga, ashtu siç kemi pasur dhe ne qëllimin për ta realizuar këtë videoklip", tregon Boka. Xhirimet janë bërë në Shqipëri. Në Eurosong kënga dhe videojaKa disa ditë që kënga së bashku me videon është dorëzuar pranë organizatorëve të kësaj gare të këngës në Beograd. "Me sa di videoklipi është bërë për një kohë të shkurtër, se duhej të dorëzohej në Beograd, kështu që sipas informatave që unë kam janë dorëzuar të gjitha materialet", shprehet Olta.Turne para garës në BeogradVite më parë është ndjekur e njëjta ide edhe për përfaqësuesit e tjerë shqiptarë në Eurovizion. Turnetë nëpër rajon, me qëllimin për të lançuar këngën. Të njëjtin turne në pesë shtete të rajonit i kanë premtuar dhe 16-vjeçares Olta Boka. E të tilla ide jo gjithmonë janë realizuar, gjithsesi këtë vit le të shpresojmë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›