E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja detajet e takimit Pango-Duka në ministri

• Përfundoi pa asnjë marrëveshje takimi mes ministrit të MTKRS-së, Ylli Pango dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.JETMIR HALILAJ Ata janë takuar dje në mëngjes në ambientet e Ministrisë së Sporteve dhe takimi ka zgjatur rreth 40 minuta, por nuk është arritur të gjendet gjuha e përbashkët, sepse të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për situatën e krijuar. Mësohet Pango ka thënë se institucioni që ai drejton ka vepruar konform ligjeve të shtetit shqiptar dhe është treguar tejet i gatshëm për të bashkëpunuar, por ka hasur në ngurtësi nga ana e FSHF-së. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dukës, i cili i ka vënë në dukje ministrit se futbolli shqiptar ndodhet në këtë situatë për faj të tij, pasi ai dhe institucioni i MTKRS-së duhet të plotësonin kërkesat e bëra nga FIFA, sepse diheshin përfundimet. Pango i ka kujtuar Dukës se një pikë e statutit të FSHF-së bie ndesh me ligjet shqiptare, por kreu i FSHF-së i është përgjigjur duke i thënë se statuti i FSHF-së është konform rregullave të FIFA-s dhe se Pango kishte vetëm dy rrugë: ose ta firmoste atë pa bërë asnjë ndryshim, ose të mos e firmoste dhe të pranonte pezullimin e Shqipërisë. Pas disa debatesh dhe sugjerimesh, asnjëra nga palët nuk ka pranuar të mbajë përgjegjësi për atë çka ka po ndodh. Ndërkaq, ministri Pango ka konfirmuar edhe njëherë se nuk do ta ketë asnjë tërheqje nga ana e institucionit që ai drejton, çka do të thotë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e pezulluar nga organizatat ndërkombëtare të Futbollit, FIFA dhe UEFA. Ministri Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, i ka kërkuar presidentit të FSHF-së që të mblidhet Asambleja dhe të miratohet ndryshimi që ai ka kërkuar në nenin 53. "Kemi të bëjmë me pezullim, e theksoj pezullim për një afat të pacaktuar, - tha Pango. Konform rregullores së legjislacionit përkatës së FIFA-s, pezullimi bëhet nga Komiteti Ekzekutiv, kurse përjashtimi, meqenëse disa media kanë përmendur termin përjashtim, merret me vendimin e 3/4 të anëtarëve të Kongresit të FIFA-s. Tani për tani është vetëm pezullim. Kjo nuk do të thotë që ne nuk e kemi vlerësuar situatën, e kam firmosur statutin vetëm duke bërë një ndryshim që ka të bëjë me kufizimin në kohë dhe hapësirë të të drejtave të FSHF-së, konform legjislacionit të shtetit shqiptar".Armand DukaKreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se qëndrimi i ministrit Pango mbetet i njëjtë dhe nëse nuk do të ketë reflektim nga ai dhe institucioni që ai përfaqëson, atëherë situata do të vazhdojë të jetë e rënduar. "Nuk patëm asnjë përfundim konkret. Dështuan ndeshjet miqësorePër shkak të pezullimit nga FIFA u anuluan dy ndeshjet miqësore të planifikuara më 21 dhe 26 mars kundër Arabisë Saudite dhe kundër Moldavisë. Përveç kësaj, është krijuar një kaos i vërtetë edhe në radhët e drejtuesve të klubeve shqiptare, një pjesë e të cilëve kërcënojnë me bojkot. Shqipëria ka një precedent në vitin 1996 kur është pezulluar nga FIFA. Edhe atëherë gjithçka erdhi për shkak të ndërhyrjeve të shtetit. Megjithatë u detyrua të tërhiqet shteti shqiptar nga qëndrimi i tij, sepse FIFA u zotua se nuk do të hiqte dënimin nëse shteti shqiptar nuk plotësonte kushtet e tij. 16 klube kundër kreut të FSHFShumë nga drejtuesit e klubeve të kampionatit shqiptar kërkojnë që të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e FSHF-së, ku në rend të ditës të jetë votimi për shkarkimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Janë 16 drejtuesit e skuadrave që kanë firmosur kërkesën e bërë me shkrim. Bëhet fjalë për klubet e Partizanit, Kastriotit, Minatorit, Bylisit, Memaliajt, Korabit, Bilisht Sportit, Këlcyrës, Përmetit, Butrintit, Dajtit, Tepelenës, Shkumbinit, Veleçikut, Adës dhe Përparimit. Nga dita në ditë, po shtohet numri i klubeve që kërkojnë largimin e Dukës nga FSHF.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›