E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elbasan, shemben 300 shtëpi në Godolesh

13/03/2005  Reshjet e shiut kanë shkaktuar jo pak probleme gjatë muajve të fundit në Elbasan. Ndërsa janë bllokuar akset rrugore për disa kohë, një fshat rrezikohet të zhduket, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe erozionit. Sipas grupit, që ka inspektuar një ditë më parë zonën Godoleshit, vetëm 3 km larg qytetit të Elbasanit, rrëshqitjet kanë kthyer në të pabanueshme rreth 80 shtëpi, ndërsa rrezikohen 300 shtëpi të këtij fshati, të cilat janë në fazën e parë të dëmtimeve. Gjithësej janë 1600 banorë, të cilët duhet të shpërngulen për të mos rrezikuar jetën nën çatitë që rrezikojnë të shemben. Lagështira dhe sidomos një erozion i tokës e kanë kthyer zonën e Godoleshit në një rrezik potencial për shmebjen e të gjitha ndërtimeve në të, ndërsa janë dëmtuar nga rrëshqitja rreth 30 ha tokë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›