Qëllohet me armë autovetura me tre shtetas
13/03/2005 Dy persona të identifikuar nga policia kanë qëlluar me
armë në drejtim të një autoveture në një nga lagjet e
Durrësit. Ka qenë grindja e ndodhur një javë para
Aktit, ajo që ka shtyrë A.Tufin dhe R.Ballkën të vënë në
përdorim armë zjarri për të marrë hak. Ngjarja ka
ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Shkozet, teksa
autovetura në të cilin udhëtonin S.Hoxha, A.Hoxha dhe
A.Qerimi, të tre banor të Rrashbullit, është qëlluar me
armë zjarri. Sipas policisë, objekt ka qenë 21-vjeçari
S.Hoxha, i cili është plagosur në këmbë, ndërsa dy
shtetasit e tjerë në autoveturë, nuk janë lënduar.
Policia ka arrestuar njërin nga autorët, ndërsa ka
shpallur në kërkim personin që ka marrë pjesë në krim.