E Hënë, 2 Nëntor 2026

I thyen xhamin “Benz”-it për ta vjedhur, kapet në ndjekje nga agjentët

13/03/2005  Ka tentuar të vjedhë një autoveturë tip “Benz” 200, por është vënë re dhe në ndjekje nga policia, duke u prangosur pas disa çastesh. Larim Terzi, 19 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga forcat policore të Komisariatit nr.3 në kryeqytet, pasi ka thyer xhamin e një “Benz”-i, me qëllim për ta vjedhur më pas. Sipas burimeve zyrtare të policisë kryeqytetase, ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 Shkurti”. Burimet sqarojnë se i riu Terzi është diktuar nga patrullat e policisë, ndërsa ka thyer xhamin në tentativë për vjedhjen e makinës dhe është larguar me shpejtësi. Por uniformat blu janë vënë në ndjekje dhe e kanë prangosur 19-vjeçarin, i cili është shoqëruar për në ambientet e komisariatit, ku është marrë në pyetje për disa orë. Ndërkaq mësohet t’i jenë marrë gjurmët e gishtërinjve, të cilat do të krahasohen me ato të skeduara më parë nga policia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›