E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapen në dyqan dy hajdutë të dënuar më parë për vjedhje

13/03/2005  Kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin materiale ndërtimi në një dyqan në kryeqytet, bien në pranga dy hajdutët, të cilët edhe më parë ishin dënuar për këtë vepër penale. Xhavit Shara, 58 vjeç dhe Ardian Rama, 30 vjeç, që të dy me banim në Tiranë dhe të dënuar më parë për vjedhje, janë arrestuar dy ditë më parë në flagrancë nga forcat policore të Komisariatit nr.1. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, dy personat e sipërpërmendur janë arrestuar, ndërsa po vidhnin dyqanin e materialeve të ndërtimit. Mësohet se të gjitha sendet e vjedhura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe i janë përcjellë Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Ndërkaq, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 58-vjeçarit Shara, u gjet dhe u bllokua një automatik, ku nga verifikimet rezultoi se e mbante pa leje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›