Elbasan, shpërthim tritoli në piceri
Lagjja "Luigj Gurakuqi", ose siç quhet ndryshe "lagjja e kinezëve", është gdhirë dje në panik. Një zhurmë shurdhuese ka bërë që zgjimi të mundësohet më herët dhe njerëzit janë mbërthyer nga ankthi dhe frika. Ka qenë ora 04:00 e mëngjesit të djeshëm, kur zhurma shurdhuese në katin e parë të një ndërtese me gjashtë kate ka shpërthyer nga një eksploziv i fuqishëm. Vala goditëse ka qenë në tërë ndërtesën pesëkatëshe, por më shumë është ndjerë në dy katet e para të saj, ndërsa zhurma frikëndjellëse është dëgjuar në pjesën më të madhe të lagjes. Sipas burimeve policore dhe nga vendi i ngjarjes, shpërthimi është dëgjuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm në picerinë "Jyel". I pari që ka dhënë alarmin për këtë shpërthim ka qenë pronari i picerisë, Thanas Ndreu, i cili banon në katin e dytë të pallatit. Policia e lajmëruar pak minuta pas shpërthimit është gjendur aty rreth orës 04:30, duke rrethuar vendin e ngjarjes me shirita, për të mos lejuar hyrjen e kureshtarëve. Nga të dhënat e para është mësuar se për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz. Ndërkohë, rreth orës 06:00, pas kërkesës së Drejtorisë të Policisë së Qarkut të Elbasanit kanë mbërritur në vendngjarje ekspertë nga Tirana, për të përcaktuar llojin dhe sasinë e eksplozivit. Sipas burimeve policore, që u referohen ekspertëve të kryeqytetit, mësohet të ketë qenë një sasi e vogël tritoli ajo që ka shpërthyer në lokal, por nuk bëhet e ditur sasia e saktë e lëndës plasëse.
Nga shpërthimi janë thyer të gjithë xhamat e picerisë, si dhe janë dëmtuar rëndë dyert dhe qepenat, duke përfshirë edhe një pjesë të pajisjeve të punës në mjediset e brendshme.
Policia tha se dëmet materiale në ambientet e brendshme nuk kanë qenë shumë të mëdha, ndërkohë që vetë pronari i picerisë nuk ka preferuar të japë vlerën e mundshme të dëmit të shkaktuar.
Sipas pronarit të picerisë "Jyel", Thanas Ndreu, familja e tij jetonte në harmoni me të gjithë fqinjët dhe nuk dyshonte tek askush. Por ai ka lënë të kuptohet se ky veprim mund të jetë ndërmarrë për shkak të xhelozisë së ndonjë biznesi tjetër që e sheh vetën të konkurruar. Edhe zërat nga policia përforcojnë motivin e konkurrencës si shkak të vënies së lëndës shpërthyese. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të gjetur shkaqet e vënies së eksplozivit.
Ky është rasti i dytë brenda këtij viti që në qytetin e Elbasanit përdoret tritoli për "të zgjidhur" çështjet e konkurrencës. Në fillim të këtij viti, një sasi eksplozivi shpërtheu në një lokal që ndodhej pranë Universitetit të Elbasanit. Policia nuk ka gjetur ende autorët e këtij shpërthimi, por deri tani hetimet kanë nxjerrë se motivi më i mundshëm ka qenë konkurrenca.
Besim Dybeli
Rasti
Të shtunën,
shpërthim në Kukës
Dy ditë më parë, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në qendër të qytetit të Kukësit. Persona të paidentifikuar kishin vendosur natën një sasi eksplozivi nën makinën e djalit të kryetarit të Bashkisë së Kukësit dhe nga shpërthimi kjo makinë u shkatërrua tërësisht, ndërsa pati dëme në lokalet dhe shtëpitë përreth vendit të ngjarjes. Policia e Kukësit nuk ka zbuluar ende motivet dhe autorët e këtij akti, ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili, deklaron i bindur se atentati nuk ka lidhje me të dhe pozicionin publik që ai ka.