Elbasan, tre në pranga për prostitucion
Tre persona nga qyteti i Elbasanit kanë rënë në prangat e policisë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Sipas burimeve policore, në orët e para të së enjtes, nga ana e seksionit kundër trafiqeve të paligjshme, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Turizmi”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i A.K, 17 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjja "5 Maji", i dënuar me parë për “vjedhje”, O.D, 16 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Elbasan, si dhe L.M, 27 vjeçe, lindur në lagjen nr.6 të Kombinatit Tiranë dhe banuese në Elbasan. Sipas burimit në fjalë, arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë, pasi në bazë të të dhënave të grumbulluara në rrugë operative dhe ligjore nga ana e këtij seksioni, ku janë grumbulluar prova të mjaftueshme se dy personat e mësipërm A.K. dhe O.D, shfrytëzonin për qëllime prostitucioni 27-vjeçaren L.M., në një banesë të braktisur më këtë qytet. Ndaj dy adoleshentëve u mor masa arrest me burg për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”. Ndërkohë që ndaj 27-vjeçares rëndon akuza e “ushtrimit të prostitucionit”. Nga ana e policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 telefona celularë të tipit “Samsung”, si dhe shuma prej 2000 lekësh.
#