Elbasan, vetëhelmohet 15-vjeçarja
ELBASAN-Vetëhelmohet me tabletat e tensionit pas vdekjes së gjyshes, përfundon në spitalin ushtarak 15- vjeçarja me inicialet A.T. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë kur një 15- vjeçare nga Gradishta e Belshit, pasi ka mësuar vdekjen e gjyshes së saj është mbyllur në dhomën e gjumit ku mësohet se ka konsumuar tabletat e tensionit në sasi të konsiderueshme. Vajza është çuar nga familja e saj në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe më pas nga mjekët është këshilluar të niset drejt spitalit ushtarak. Mësohet se gjendja e saj pas trajtimit mjekësor është jashtë rrezikut për jetën. Policia bën të ditur se në bazë të deklaratave të adoleshentes, gjithçka ka ardhur pas vdekjes së gjyshes dhe se vajza i ka konsumuar në gjendje tronditjeje tabletat që kanë dhënë efekt helmues të shumta në numër.