E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, vetëhelmohet 33 vjeçarja, shkaku enigmë për familjarët

>Vetëvrasjet shtohen në rrethin e Elbasanit. Rasti më i fundit regjistrohet në fshatin Thanë të komunës së Gjergjanit, rreth 10 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Një 33- vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj me fotoksinë dhe pa e ditur ka lënë në dhomën e saj si provë materiale një sasi pluhuri vrasës. Sipas burimeve të policisë lokale, 33- vjeçarja L. Leka, e martuar në këtë fshat, por e lindur në fshatin Paskuqan të rrethit të Tiranës, ka gjetur vdekjen dje rreth orës 15:30, pasi ka konsumuar një sasi fotoksine. Në fakt helmimi i gruas në fjalë ka ndodhur dy ditë ditë më parë, por shpresohej për rikthimin e saj në jetë nga ndërhyrja e mjekëve të Elbasanit. Sidoqoftë, sasia e helmit vdekjeprurës nuk ka dhënë një shpresë të tillë dhe 33- vjeçarja ka dhënë shpirt rreth orës 15:20 të pasdites së djeshme. Ndërsa policia ka gjetur si provë materiale në banesën e saj sasi helmi të tipit fotoksinë, po hetohet për shkaqet që e çuan këtë grua me dy fëmijë të marrë aktin vdekjeprurës të vetëhelmimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›