Fluks udhetaresh ne pikat kufitare

Ditët e fundit të muajit korrik kanë regjistruar një rritje të ndjeshme te shtetasve që hyjnë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore . Në krahasim me vitin e kaluar në Shqipëri kanë hyrë 25 % më shumë shtetas ndërsa në gusht ne pikun e sezonit pritet të shënohet numri më i lartë i shtetasve që zgjedhin Shqipërinë për pushime. Edhe këtë të dielë pika kufitare ë Morinit vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të shtetasvë që vijnë në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 21117 shtetas me 9082 mjete ndërsa kanë dalë 8727 shtetas me 3228 mjete. Nga porti i Durrësit raportohet se kanë mbërritur me shtatë tragete mbi 7500 pasagjerë si dhe 2000 automjete. Për të përballuar fluksin, autoritetet në Portin e Durrësit kanë vënë në dispozicion të pushuesve dhe emigrantëve që kthehen në vendlindje 35 sportelet, që proçedurat të kryhen sa më shpejt. Ndërkohë, mësohet se në ditët në vijim në gatishmëri do të të jenë 46 të tilla. Gjatë procesit të përpunimit të të dhënave nga ana e policisë kufitare, nuk janë rregjistruar vonesa, kjo falë përshpejtimit të shërbimit ndaj udhëtarëve, nëpërmjet terminalit të ri.
Ndërkaq përgjatë 24 orëve të fundit, në Portin e Durrësit kanë hyrë mbi 15 mijë persona me rreth 3 mijë automjete, ndërkohë që kanë dalë nga kjo pikë kufitare rreth 1 mijë e 100 persona si dhe 800 automjete. Gjatë 24 orëshit të fundit nëpërmjet pikës kufitare të portit të Vlorës kanë hyrë 816 pasagjerë, 75 prej të cilëve të huaj, ndërsa numri i automjeteve që kanë hyrë ka qenë 131, ndërsa numri i daljeve gjatë 24 orëshit ka qenë rreth 250 shtetas dhe 50 automjete. Nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije si dhe Pikës Kufitare të Tre - Urave Çarshovë Përmet kanë hyrë 4 352 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 1.122 automjete shqiptare dhe të huaja .Si dhe kanë dalë 2501 shtetas shqiptare dhe te huaj si dhe 596 automjete shqiptare dhe te huaja.
Nga pala shqiptare në hyrje gjatë ditës së djeshme është punuar me 6 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Nga pala greke punohet me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje. Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitarë të Kapshticës kanë hyrë 3110 shteas shqiptarë dhe kanë dalë 2920 shtetas shqiptare. Ndërsa kanë hyrë 1913 shtetas të huaj dhe kanë dalë 1487 shtetas të huaj.Në Kpashticë ka fluks por jo radhë . Pala shqiptare punon me 8 sportele ajo greke me 3 .