Elbasan, vetëvritet një 37-vjeçar
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 15:30 në qytetin e Elbasanit, kur një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Forcat e policisë së këtij qyteti deklarojnë se viktima është Bledar Rexhepi. Ai është hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte, në lagjen “Çlirimi” të Elbasanit. Po sipas policisë së Elbasanit, viktima vuante nga problemet mendore, ndërsa mësohet se vdekja ka qenë e menjëhershme. Burime nga policia shprehen se përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti apo ndonjë problemi tjetër, por sipas policisë, ai vuante nga çrregullime mendore dhe në momentin kur ai ka vendosur që të hidhet, mund të ketë qenë në ndonjë moment depresioni të rënduar.