Rikonstruksionet e rrugëve, shemben 12 objekte pa leje
30/01/2009 “Në listë” dhe 22 të tjera
SHKODER- Inspektorati Ndërtimor pranë Bashkisë së Shkodrës ka vijuar aksionet e tij për shembjen e objekteve pa leje në rrugën “Karvanej” të lagjes “Kiras” të qytetit të Shkodrës. Gjatë dy ditëve të fundit ky inspektorat ka shembur plot 12 objekte pa leje që ishin bërë pengesë e investimeve për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Karvanej”. Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Shkodrës ka lajmëruar me kohë familjarët se për shkak të investimit që po kryhet në rrugën në fjalë do të shemben plot 34 objekte pa leje. Inspektorët e Ndërtimores u mbështetën si nga Policia Bashkiake, ashtu dhe nga ajo e rendit, në mënyrë që të shmangeshin të gjitha konfliktet e mundshme. Shembjet u bënë shkak debati mes pronarëve të objekteve, inxhinierëve dhe inspektorëve të ndërtimit. Shkak i debatit mes tyre u bënë disa pretendime të banorëve se ata kishin leje për ndërtimin e objekteve që po u shembnin, por asnjëri prej tyre nuk nxirrte dokumentacionet përkatëse. Inspektorët kanë sqaruar njëkohësisht se për ndërtimet e ligjshme do të behet kompensim në vlerën financiare.