E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sokol Bizhga: Si ndodhi masakra e Qafë-Gjashtës

Sokol Bizhga, ish-shefi i kri
meve në Vlorë në vitin 1997,
ka rrëfyer dje në Gjykatën e
Krimeve të Rënda masakrën e
Qafë-Gjashtës. I thirrur si dëshmitar,
por edhe si një i dëmtuar për
këtë ngjarje nga organi i akuzës,
Bizhga i është përgjigjur pyetjeve
të prokurorit Adnan Xholi, por
edhe të avokatëve të të pandehurve,
të cilët këmbëngulin se oficeri
i policisë duhet të ishte marrë i
pandehur për këtë ngjarje. Ai ka
shpjeguar të gjithë ngjarjen ku
mbeti i vrarë kolegu i tij, Gjergj
Mehmeti, si dhe plagosjen e efektivave
Eduard Aliaj dhe Myzafer
Blushi. Sipas Bizhgës, më datën 4
mars 1997, rreth orës 7:00 të
mëngjesit, ka marrë një telefonatë
nga zv.ministri i Brendshëm, Agim
Shehu, i cili e urdhëroi të marrë tre
efektivë të policisë dhe të nisej për
në Sarandë për të kthyer rregull në
Komisariatin e Sarandës.
Kjo pasi punonjësit e kishin
lënë shërbimin dhe ishin shpërndarë
për shkak të trazirave të
shpërthyera me rënien e firmave
piramidale dhe ky institucion ishte
djegur. Bizhga deklaroi se mori
me vete efektivët Myzafer Blushi,
Eduart Aliaj dhe Gjergji Mehmeti.
Rreth orës 08:00, ata u nisën për në
Sarandë me makinën tip "Benz
240 D", në pronësi të Myzafer
Blushit. Sapo arritën në Sarandë,
shkuan në komisariat, por konstatuan
se ishte i djegur plotësisht
dhe rreth tij nuk kishte asnjë
punonjës policie. Bizhga deklaroi
dje në gjykatë se ka komunikuar
në telefon me zv.ministrin Shehu
për situatën në të cilën ndodhej
Komisariati i Policisë Sarandë, i cili
nuk mundej që të riorganizohej. Ai
tha se zv.ministri Shehu i urdhëroi
të largohen në drejtim të Gjirokastrës
për shkak të rrezikut ndaj tyre.
Nisja për në Gjirokastër, sipas Bizhgës,
është bërë rreth orës 12:30
- 13:00. ish-shefi i krimeve në Vlorë
në vitin 1997, aktualisht drejtori i
policisë kriminale në Berat, pohoi
se një makinë i preu rrugën dhe
ndaloi para tyre 4-5 metra para.
Një person ka dalë nga makina me
armë në dorë dhe na kërkoi të
identifikoheshim. Iu prezantova
në emër dhe njëkohësisht i kërkova
të çarmatoset, por hasa në rezistencën
të tij", pohoi Bizhga. Më
pas shtoi se kanë shkëmbyer zjarr
me personat që gjendeshin në automjet.
Policët çarmatosin njërin
prej tyre dhe e marrin në makinën
me qëllim që të siguronin kalimin
pa probleme nga Saranda.
Bizhga pohoi se automjeti i tyre
vazhdoi rrugën dhe kanë ndaluar
pas një kamionçine. "Disa metra
larg nesh ishin disa persona të armatosur.
Zbrita nga makina i paarmatosur,
duke iu drejtuar grupit të
personave me fjalët: ‘Jam shefi i
Policisë Kriminale të Vlorës. Jemi
lebër! Jemi vëllezër, prandaj mos
qëlloni!‘ Por nga ana e personave
që ndodheshin te karburanti ka
vazhduar të qëllohej me armë",
tregoi Bizhga. Në këtë moment,
vazhdon oficeri i policisë, u
kërkuam dy shtetasve që kishim
në automjet që zjarri të pushonte.
Por në momentin kur njëri prej tyre
u është afruar personave të armatosur,
jo vetëm që nuk ka negociuar,
por u ka thënë fjalën "Tufjani".
Më tej Bizhga ka deklaruar se ka
qenë ky momenti në të cilin personat
e armatosur kanë vazhduar
të qëllojnë me breshëri në drejtim
të punonjësve të policisë ku, për
pasojë, pas rreth 10-15 minutash
shkëmbim zjarri, mbeti i vrarë
punonjësi i policisë, Gjergji Mehmeti.
Ai tha se së bashku me punonjësin
e policisë, Myzafer Blushi,
arritën që të largoheshin nga vendi
i ngjarjes. Në fund të dëshmisë
deklaroi se ka ecur një ditë e
gjysmë në këmbë dhe pas orëve të
tëra ka përfunduar në shtëpinë e
tij në qytetin e Gjirokastrës.

Të pandehurit: Bizhga na sulmoi i pari

Të pandehurit e masakrës së Cërrikut kanë reaguar menjëherë
pas dëshmisë së Sokol Bizhgës. Sipas tyre, oficeri i policisë ka
qëlluar i pari në drejtim të personave të armatosur dhe si pasojë ka
ndodhur vrasja e oficerit të policisë, Gjergji Mehmeti. Ata deklaruan se
pas hekurave duhet të jetë Sokol Bizhga, pasi ishte ai që e nisi këtë
ngjarje, që përfundoi me vrasjen dhe djegien e policit Gjergji Mehmeti.
Avokatët mbrojtjes të të pandehurve pohuan se Bizhga ishte personi
që, çuditërisht, prokuroria nuk e ka sjellë si provë të plagosjes së rëndë
të shtetasit Fatos Mahmutaj, të cilin e ka plagosur vetë Sokol Bizhga
me hedhjen e dy granatave të dorës në nënstacionin elektrik ku nisi
gjithçka. Më pas shtuan se kur Edmond Sejko nuk pranoi të dorëzojë
armën, ishte Sokol Bizhga, i cili mbrapa emrit të policit qëlloi në drejtim
të Sejkos dhe Mahmutajt, duke plagosur këtë të fundit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›