Berat, brenda muajit 3 raste me verdhëz nga e njëjta lagje
30/01/2009 Kryesisht fëmijë të moshës 3-13 vjeç. Frikë nga mundësia e ndonjë epidemie
BERAT - Shtohen rastet e të sëmurëve me “Hepatit A” e njohur në gjuhën popullore verdhëza në spitalin rajonal të qarkut të Beratit. Burime zyrtare të repartit pediatrik në spitalin rajonal të këtij qarku bëjnë me dije se ditët e fundit në repartin në fjalë kanë mbërritur dhjetëra të sëmurë fëmijë, të cilët janë diagnostikuar me sëmundjen e hepatit A. Po të njëjtat burime pohojnë se mes 35 rasteve që kanë ardhur në këtë repart për vizitë tek mjeku specialist, 13 raste kryesisht fëmijë janë diagnostikuar me verdhëz. Burime të këtij reparti thanë për gazetën se 13 rastet janë 11 nga lagja “D. Kastrioti” dhe dy raste të tjera vijnë nga fshatrat e Mjeshovës. Burime pranë repartit të infektivit të këtij spitali bëjnë me dije se në një muaj e gjysmë në këtë spital janë shtruar 11 fëmijë me sëmundjen ngjitëse të verdhëzës, ndërsa ka pasur fëmijë që kanë qenë të prekur që janë larguar për t’u kuruar në një tjetër spital. Të shtruar me këtë sëmundje janë banorë të qytetit të Beratit në lagjen “Donika Kastrioti”, ndërsa po punohet nga mjekët për të gjetur shkakun se nga vjen sëmundja që për nga numri po i drejtohet një “epidemie”. Mjeku specialist i infektivit të këtij pavijoni, Jashar Buba, pohon për gazetën se nga kjo sëmundje fëmijët janë shtruar në harkun një mujor, por këtë muaj rastet kanë ardhur në rritje pasi në një muaj e gjysmë janë shtruar 13 fëmijë, ndërsa ka pasur mbi 35 fëmijë që janë regjistruar për vizitë tek mjeku specialist. Buba tha se kjo sëmundje vjen si rezultat i papastërtisë, ku futen zarzavatet, enët e palara mirë, ushqimet e papastra, përdorimi i ujit të ndotur etj. Duke parë edhe moshën e fëmijëve nga 3 deri në 13 vjeç, mjeku specialit pohon se sëmundja mundet të jetë ngjitur nga fëmijët e tjerë të prekur ku nuk mund të përjashtohen rastet kur fëmijët mund ta kenë marrë këtë sëmundje edhe në kopshte apo shkolla pasi të gjithë fëmijët që kanë ardhur me këtë sëmundje kanë qenë në shkollë apo kopshte.