Elbasan;Incesti, adoleshentët përdhunojnë kushërirën 17-vjeçare
Një vajzë 17-vjeçare ka mbetur shtatzënë pasi është abuzuar seksualisht nga dy kushërinjtë e saj në rrethin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në Plangaricë, fshat i komunës Gracen, rreth 30 kilometra larg qytetit. Sipas burimeve nga policia, autorë të kësaj vepre janë E. C. lindur më 27shkurt 1993 dhe vëllai i tij Bukurosh Cullhaj, i datëlindjes 07 maj 1990. Të dy ata janë kushërinj të parë me vajzën e përdhunuar. Ata akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e xhaxhait, 17-vjeçaren N. C. Mësohet se përdhunimi i adoleshentes ka ndodhur rreth gjashtë muaj më parë në fshatin Plangaricë. Sipas policisë, e mitura nuk tregoi për dy djemtë e xhaxhallarëve që abuzuan me të seksualisht, nga frika. Por ajo ka mësuar vetëm para pak javësh se kishte mbetur shtatzënë. Gjatë kësaj kohe, as familjarët nuk kanë kuptuar gjë rreth shtatzënisë, duke besuar se kishin të bënin vetëm me një shëndoshje. Më pas familjarët pasi pyetën vajzën morën vesh të vërtetën. Ata shkuan në polici, ku kryen edhe denoncimin në lidhje me këtë vepër penale. Sipas njoftimit të policisë, “në lidhje me denoncimin që bënë prindërit e vajzës, ne vendosëm të shpallin kërkesën për arrestimin në flagrancë të dy vëllezërve të dyshuar për përdhunim dhe incest me pasojë shtatzëninë”.