E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpoli ekstradon 3 shqiptarë të kërkuar nga drejtësia

19/02/2009  Ekstradohet një tutor e dy grabitës

TIRANË- Interpol Tirana ekstradoi dje tre shtetas shqiptarë të kërkuar nga Drejtësia. Nga Kanadaja drejt Shqipërisë është bërë ekstradimi i shtetasit Leonard Mehmeti, 45 vjeç, nga Vlora. Gjykata e këtij rrethi, me vendimin numër 159, datë 09.09.2003, e ka dënuar me 12 vjet heqje lirie, për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 140 dhe 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Mehmeti në bashkëpunim me Ardian Muhon i ka grabitur me armë shtetasit R. Mici, 45000 marka gjermane në vitin 1995 në Vlorë. Sakaq, Interpoli ekstradoi nga Milano/Itali, drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Edmont Etemaj, 35 vjeç, nga Berati. Gjykata e Shkallës së Parë Berat në vitin 2004, e ka dënuar me 9 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Etemaj, pasi është njohur me shtetasen J. A, i ka premtuar asaj ta çonte në Itali dhe të martohej me vëllain e tij, Edmont Etemaj. Pasi kanë mbërritur atje, kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit Edmond Etemaj, ku ndodhej dhe shtetasja A. K, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga Ferdinanti. Nga Roma u ekstradua Përparim Sina, pasi në vitin 998, në portin detar të Durrësit ka kryer një vjedhje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›