Vlerësimi; Ministri britanik vlerësoi progresin e qeverisë shqiptare
Ministri britanik vlerësoi dje progresin e arritur nga qeveria shqiptare, duke u shprehur: “Jam i kënaqur nga reformat e deritanishme. Britania ka qenë një nga vendet e para që ratifikoi protokollin për në NATO dhe MSA-në. Mbretëria e Bashkuar mbështet Shqipërinë në rrugën e saj për në BE”. Më tej, ministri Vernon Coaker, i cili është njëkohësisht edhe deputet në Parlamentin britanik, u shpreh se në vazhdim Shqipëria ka probleme dhe sfida, një prej të cilave janë edhe zgjedhjet e 28 qershorit. “Bëhet fjalë për probleme parazgjedhore që i ka çdo shtet, siç i ka edhe Britania”, - u shpreh ministri lidhur me problemet që mund të hasen gjatë procesit parazgjedhor.