Plagosje me thika në lokal, në spital 27-vjeçari
19/02/2009 Policia shënon edhe një kanosje
TIRANË- Një 27-vjeçar u plagos dje me thikë, ndërsa një person tjetër u kanos me jetë. Specialistët pranë Seksionit të posaçëm kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit përgjatë ditës së djeshme kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Jetmir Vatnikaj, 23 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi akuzohet se më datë 16 shkurt 2009, në vendin e quajtur kthesa e Kamzës, në ambientet e lokalit “Armonia”, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin A.P., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dërguar menjëherë në QSU dhe aktualisht pas ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e oficerëve pranë këtij seksioni në bashkëpunim me komisariatin e policisë nr. 5 Tiranë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër. Shërbimet policore të komisariatit të policisë nr. 1 dje rreth orës 11.00, në rrugën “Dhimitër Kamarda” bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Aleksandër Hysen Sinani, 54-vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë. Ndalimi i tij u krye pasi Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër-ndalimi për veprën penale të “kanosjes”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.