Fëmijë që Vrasin Veten
17/04/2005 Pak ditë më parë, një tjetër fëmijë u vetëvra. Këtë herë 12-vjeçari vari veten. Sipas ekspertizës paraprake të policisë, vdekja në fjalë nuk përbën aksident, por një akt të pastër vetëvrasjeje, megjithë përpjekjet e familjarëve të viktimës për ta fshehur një fakt të tillë. Vetëvrasja e 12-vjeçarit nuk është tronditëse thjesht për nga mënyra e zgjedhur dhe mosha e viktimës, por mbi të gjitha për faktin se akti në fjalë nuk duket të jetë as i pari dhe as i fundit në Shqipëri. Pak pak kohë më parë, vetëvrasje kryen edhe tre fëmijë, dy në Tiranë dhe një në Fier. E veçanta e vetëvrasjes në fjalë është se ajo nuk ka prodhuar asnjë debat, diskutim apo koment deri tani, ndryshe nga rastet e mëparshme, të cilat u shoqëruan me shumë bujë dhe shkaktuan mjaft debate mbi supozimin se viktimat ishin ndikuar nga feja për të kryer aktin e vetëvrasjes.
Vetëvrasja e radhës, edhe për nga vetë heshtja, me të cilën është shoqëruar tregon mjaft qartë sesa qesharake dhe e turpshme ishte përfshirja e fesë në shpjegimin e vetëvrasjes së fëmijëve të mëparshëm. Me një zell mjaft të madh që dukej sikur konkurronte me injorancën e plotë, që gazetarët tregonin mbi fenë, këta të fundit si dhe disa opinionistë dhe analistë nxituan të nxirrnin konkluzionin se arsyeja se përse fëmijët ishin vetëvrarë kishte të bënte me faktin se ata ishin ekspozuar ndaj fesë. Rasti në fjalë, ku feja nuk ishte aspak e pranishme, tregon se sa e pavërtetë është diçka e tillë. Të mendosh se feja shtyn një fëmijë në vetëvrasje, ndërkohë kur të gjitha fetë dhe sektet në Shqipëri predikojnë se vetëvrasja është mëkat, do të thotë t’i shmangesh pyetjes themelore; çfarë e shtyn një fëmijë që t’i japë fund jetës së tij apo të saj në moshën më të bukur të jetës?
Dhe nga të gjitha pyetjet e mundshme kjo është ajo pyetje që nuk është shtruar akoma nga mediat. Në fakt i gjithë spekulimi mediatik mbi fenë si nxitëse e vetëvrasjes te fëmijët kreu pikërisht këtë funksion, të anashkalonte një pyetje sa të thjeshtë, aq edhe të rëndësishme; në çfarë kushtesh një fëmijë arrin t’i marrë jetën vetes? Përgjigjja është akoma më e thjeshtë se vetë pyetja; një fëmijë vendos të vetëvritet vetëm nëse jeta i është bërë e pajetueshme, pra nëse keqtrajtohet çdo ditë. Në thelb, vuajtja e padurueshme është ajo që e shtyn si të miturin, ashtu edhe një të rritur për t’u vetëvrarë. Ndryshimi qëndron në faktin se jeta për një fëmijë është gjithmonë shumë më e bukur sesa për një të rritur. Çka na bën të mendojmë se një fëmijë duhet të kalojë vuajtje të jashtëzakonshme që të arrijë deri në vetëvrasje.
Nuk është aspak çudi që pikërisht këtu të fillojë edhe shpjegimi i arsyeve se përse fëmijët në fjalë janë vetëvrarë. Me sa duket, jeta e tyre ka qenë një skëterrë e vërtetë, përderisa kanë preferuar të mos e jetojnë më atë. Por këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me një apo dy fëmijë. Vetëvrasjet për nga vetë numri dhe shpeshtësia me të cilën po ndodhin, nuk mund të konsiderohen si raste të veçuara. Ato janë pjesë e një fenomeni shumë më të thellë dhe me sa duket shumë më të përhapur sesa shoqëria jonë dëshiron të pranojë. Ky fenomen ka vetëm një emër; abuzimi me të miturit. Nuk është aspak e vështirë të konkludosh se vetëvrasjet e këtyre fëmijëve janë pasojë e abuzimeve, me të cilat ata janë përballur në jetën e tyre të përditshme.
Pikërisht këtë fakt shoqëria jonë vazhdon ta mohojë ose injorojë. Mohimi u duk qartë në nxitimin për të prodhuar alibinë se feja nxit vetëvrasjen e fëmijëve, një alibi që ngjit lehtë në një shoqëri që për dekada besoi se ‘feja është opium për popullin’. Ndërsa injorimi duket qartë te heshtja që ka shoqëruar vetëvrasjet e fëmijëve, që nuk kishin të bënin me fenë. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me një qëndrim të vullnetshëm për të mos shtruar pyetje që mund të ngacmojnë një nga hapësirat e ‘shenjta’ të shoqërisë sonë tejet patriarkale: familjen. Shumë pak njerëz janë të gatshëm që të dëgjojnë se brenda hapësirës ‘së sigurt’ të familjes ka fëmijë që abuzohen, rrihen apo përdhunohen nga prindërit e tyre. Të paktë janë ata që mund të dëgjojnë dhe pranojnë se brenda familjeve shqiptare ushtrohet dhunë fizike dhe seksuale, ndaj grave dhe ndaj fëmijëve. Akoma më të pakët janë ata që guxojnë ta thonë diçka të tillë, pasi kështu ata prishin disa nga të vërteta më themelore të një shoqërie patriarkale, ku familja është një vend i shenjtë dhe i sigurt. Por, për sa kohë këto fakte të tilla nuk do thuhen, nuk do dëgjohen apo do të injorohen, sikurse ndodh tashmë, në Shqipëri do të ketë gjithnjë e më shumë fëmijë që vrasin veten, gra që vrasin apo helmojnë burrat dhe shumë dhunë brenda përrallës së ‘familjes të shëndoshë shqiptare’. Pranimi është hapi i parë drejt zgjidhjes.