E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rajkard: Momenti për të reaguar

17/04/2005  Trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard, është shprehur i kënaqur me punën e zhvilluar nga skuadra e tij, në prag të ndeshjes me Getafen. Ai shpreson se në fushën e blertë do të shoh të njëjtin sukses si në seancat stërvitore. Gjithashtu, tekniku është shprehur edhe njëherë se kritikat e tij, gjatë mesjavës për lojën jo të mirë të skuadrës, nuk janë aspak të tepruara dhe se kjo është mënyra e tij e drejtimit. “Këto kanë qënë përshtypjet që unë kam pasur”- ka deklaruar holandezi, i pyetur nëse kishte humbur “mendje” pas humbjes me Realin. “Qetësia është e rëndësishme dhe është gjithmonë e nevojshme të transmetohet tek të tjerët. Por, futbolli është aksion dhe ndonjëherë është e nevojshme të reagosh. Varet gjithmonë nga situata dhe tashmë është momenti më i mirë për të reaguar”- theksoi Rajkard. Ndërkohë, trajneri ka theksuar se rekuperimi i Dekos është diçka e mirë, por humbja e golashënuesit më të mirë në kampionat, Samuel Eto, është një goditje mjaft e rëndë për skuadrën. “Duhet të zbresim në fushë me të njëjtin mentalitet si gjithmonë, ka përfunduar trajneri holandez. Jemi një skuadër, e cila mund të arrijë gjithçka”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›