E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, PS e PD e mbyllin njësoj

 

ELBASAN/ ALDO KOZARIA

Mund të quhet i mbyllur procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit, në të cilin tashmë kanë mbetur vetëm 15 kuti. Ato pretendohen nga PD si vota të zonave bastion të saj, por që gjithsesi nuk mund të ndryshojnë dot numrin e deputetëve që tashmë duket se zyrtarisht do të jetë i barabartë mes dy koalicioneve, 7 me 7. Nga qendrat e votimit të numëruara deri mesnatën e mbrëmshme, koalicioni i majtë është në avantazh me afërsisht 1 mijë vota, ndërsa ka mundur të fitojë në rrethet Gramsh, Librazhd dhe zonat e Cërrikut. Koalicioni i PD-së zyrtarisht ka fituar në Peqin dhe Belsh
Të dhënat e mbrëmjes së djeshme flisnin për një avantazh të koalicionit të majtë me 44% të votave, ndërsa ai i djathtë ka marrë 37%. Aleanca Socialiste për Integrim aktualisht ka mbi 4 % dhe Poli i Lirisë 1 % të votuesve në rang qarku. Referuar këtyre shifrave, dy forcat e mëdha arrijnë të marrin nga shtatë deputetë, kurse dy koalicionet e tjera s’kanë mundur të kalojnë pragun qoftë edhe për një mandat të vetëm. Kjo me gjithë pretendimet e ngritura gjatë fushatës elektorale. Në KZAZ-në e Bashkisë së Elbasanit, e cila është vendosur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”, procesi u ndërpre pas mesnatës së të hënës për të rifilluar në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm. Ndërprerja e numërimit është bërë me kërkesë të kryetarit të KZAZ-së, Kushtrim Aliaj, i cili ka kërkuar disa orë pushim për shkak të lodhjes. Deri në mbrëmje në këtë KZAZ me 96 qendra votimi u numëruan rreth 75 kuti. Në KZAZ nr.14, që përfshin komunën e Bradasheshit dhe fshatrat e rrethit të Elbasanit, numërimi i votave nisi pas mesnatës, duke u gdhirë dita e hënë. Pasditja e djeshme e gjeti të mbyllur procesin në 110 qendra votimi nga 123 të tilla që përfshin kjo KZAZ. Ndërkohë, Partia Socialiste ka mundur të fitojë një pjesë të mirë të votave në një ndër zonat që konsiderohej bastion i Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për komunën e Bradasheshit në të cilën Partia Demokratike ka dalë vetëm 200 vota përpara, teksa pretendonte të dilte më shumë se 3 mijë në avantazh kundër Partisë Socialiste. Procesi i numërimit të votave në KZAZ-në nr.12 në mjediset e pallatit të sportit “Tomorr Sinani”, që përfshin 96 qendrat e votimit të Bashkisë së Elbasanit, po vijon normalisht. Burime zyrtare nga kjo KZAZ pohuan se nga numërimi i 55 kutive të votimit deri në orën 16.00 të ditës së djeshme kryesonte koalicioni i djathtë me 12.700 vota ndaj 11.612 votave të koalicionit të majtë. Për zgjedhjet e 28 qershorit vetëm në rrethin e Elbasanit ishin regjistruar 91.545 zgjedhës, prej të cilëve morën pjesë në votime rreth 50 për qind e tyre në 96 qendrat e votimit. Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Elbasanit ka vijuar normalisht dhe pa asnjë incident. I nisur rreth orës 01.00 të mëngjesit të ditës së hënë, procesi vijon ende në 4 KZAZ-të e qarkut të Elbasanit. Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka përfunduar procesi i numërimit të votave në KZAZ-në e Bashkisë së Gramshit. Në këtë KZAZ numërimi i votave nisi rreth orës 01.00 të së hënës, disa orë pas përfundimit të orarit zyrtar të votimeve për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri dhe gjithçka vijoi normalisht deri në përfundimin e tij. Nga burime zyrtare të KZAZ-së së Gramshit mësohet se PS ka marrë 6505 vota, PD 3816 vota dhe LSI 1166 vota. Në Bashkinë e Gramshit u thirrën për të votuar 25.077 zgjedhës në 97 qendra votimi. Në votime morën pjesë 52 për qind e zgjedhësve. Ndërkohë, ka përfunduar që ditën e hënë në mbrëmje procesi i numërimit të votave në rrethin e Peqinit, duke nxjerrë PD-në në avantazh me 1640 vota më shumë se PS. Kryetari i KZAZ, Sokol Elezi konfirmoi se procesi i numërimit të votave në këtë rreth u realizua me sukses dhe pa asnjë incident. Në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, në Bashkinë e Peqinit u thirrën për të votuar 26.185 zgjedhës, ku votuan rreth 55 për qind e tyre në 53 qendra votimi.

qarku elbasan

Aleanca e Ndryshimit

PD    51829 vota
PR    2987 vota
PAA    2567 vota    PDI    727 vota   
PAD    544 vota   
BLD    1003 vota
PLL    743 vota
AMIE    54 vota   
PADS    222 vota
PBK    150 vota

Bashkimi per Ndryshim

PS    62000 vota
PSD    2249 vota
PDS    589 vota   
PBDNJ     1265 vota    G99    1080 vota

Aleanca Soc. për Integrim

LSI 6362 vota
PSV 391 vota

kanë votuar 145.185

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›