Elbasani, favorit për ndeshjen Tirana, favorite për titullin

04/03/2005 Ndeshja e javës së 25-të, do të shikojë përballë dy skuadrat më të mira të kampionatit dhe mbart mbi vete, shumë vlera në rrugën drejt përcaktimit të kampionit të ri
Barazimi në takimin e së shtunës, të luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”, mes Tiranës dhe Teutës ka rikthyer më shumë emocione për pjesën e mbetur të sezonit. Kjo, për shkak se distanca mes bardhebluve dhe Elbasanit të vendit të dytë, është reduktuar në 8 pikë. Lufta për titullin kampion ka marrë të tjera zhvillime interesante tani, ku kanë mbetur edhe 11 javë që të mbyllet kampionati. Fitorja në shtëpinë e tyre, kundër Partizanit dhe gjysmëhapi fals i hedhur nga Tirana, në ndeshjen me Teutën, kanë bërë që të shtohen akoma dhe më shumë shpresat e portokallinjve, për të përsëritur historinë e Labinotit të dikurshëm. Për sa i përket javës pasuese, e gjithë vëmendja e opinionit sportiv shqiptar do të jetë e përqendruar në takimin që do të luhet në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, ku do të kemi përballjen direkte mes dy skuadrave të vetme rivale, për titullin kampion të Shqipërisë. Edhe pse mundësitë matematike ekzistojnë dhe për disa nga skuadrat e tjera, duket se realiteti është shumë i vështirë për ta. Kështu, ndeshja e javës së 25-të, përveçse do të shikojë përballë dy skuadrat më të mira të kampionatit, mbart mbi vete dhe shumë vlera për sa i përket duelit mes tyre në javët në vazhdim, në rrugën drejt përcakimit të kampionit të ri. Më të favorizuar në këtë rrugë s’do mend që janë bardheblutë, të cilët janë një pozitë tepër komode që iu lejon të jenë edhe më të qetë, falë diferencës me pikë me rivalët. Për bardheblutë, një fitore në përballjen direkte do të garantonte edhe më shumë titullin e 22-të. Por, për ta do të jetë më e lehtë të pranojnë të tre rezultatet e mundshëm. Kështu që presioni më i madh do të jetë në anën e Elbasanit. Nëse portokallinjtë synojnë të mbeten ende në garën e titullit, objektivi kryesor që është ringjallur nga zhvillimet e javës së sapombyllur, për të arritur trofeun më prestigjoz të Kampionatit Shqiptar të futbollit, është marrja e tri pikëve. Dy rezultatet e tjera, barazimi dhe humbja, nuk mund të quhen pengesa më e mirë për Tiranën, favorite drejt vendit të parë në fund të këtij edicioni. Në rastin në fjalë, nëse do të tentonim të parashikonim favoritin për fitimin e sfidës mes këtyre dy skuadrave, duke u bazuar në përballjet direkte në dy fazat e para, atëherë “peshorja” anon në anën e Elbasanit. Portokallinjtë, në dy ndeshjet e zhvilluara këtë sezon kanë marrë një fitore 3-1, në “Ruzhdi Bizhuta”, në fazën e parë dhe një barazim 2-2, në “Qemal Stafa”, në fazën e dytë, duke grumbulluar 4 pikë, kundrejt 1, të kryeqytetasve. Megjithatë, futbolli ka treguar se gjithçka mund të ndodhë, kështu fjalën e fundit pritet ta thotë fusha. Vetëm një gjë është e garantuar: kualitetet, rivaliteti dhe ambicjet e skuadrave përkatëse premtojnë spektakël, ashtu sikurse dhe në dy ndeshjet e para.