E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartonat e verdhë, ja “mëkatarët” e kësaj jave

Albania-Sport - Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar listën e lojtarëve të pezulluar për shkak kartonësh që nuk mund të aktivizohen në javën e 20-të për kategorinë superiore dhe javën e 15-të për kategorinë e parë. Të dëmtuar nga këto pezullime janë skuadra e Elbasanit, Shkumbinit dhe Vllaznisë në Kategorinë Superiore, ndërsa Besa, Flamurtari, Luftëtari, Tirana, Apolonia, Dinamo, Kastrioti, Partizani, Teuta s'kanë lojtarë të skualifikuar për këtë javë. Ndërsa në Kategorinë e parë, Besëlidhja, Erzeni dhe Sopoti kanë nga dy lojtarë të pezulluar, ndërsa Lushnja, Bilishti Sport, Laci dhe Skënderbeu kanë nga një lojtar të pezulluar për këtë javë. Tomori, Gramshi, Ada, Pogradeci, Turbina, Tepelena, s'kanë lojtarë të skualifikuar.

Ja dhe lojtarët e pezulluar:

Kategoria Superiore:

Elbasani: Eldorado Merkoci (3v)
Shkumbini, Alfred Salliu (3v)
Vllaznia, Admir Teli (3v)

Kategoria e parë:

Besëlidhja: Rajmond Shala (6v), Alban Bruka (3v)
Erzeni: Erald Shera (3v), Denis Troplini (2vk)
Sopoti: Bledar Hana (3v), Shkelqim Hajdari (3v)
Skënderbeu: Luis Aniueta (6v)
Lushnja: Judmir Gazheli (6v)
Bilishti: Festim Fetollari (3v)
Laci: Elton Mucollari (3v)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›