Lipi: Juventus? Nuk kthehem për herë të tretë

Albania-Sport - Tre gola nga Del Piero, nje nivel loje nga Nedved qe i kishte munguar Juventusit. Nje mbrojtje qe mbetet e paprekur ne gjashte ndeshjet e fundit. Por me e rendesishmja pas ndeshjes me Krotonen nuk ishin keto tregues qe sintetizojne Juventusin e "nje tjetri planet ne serine B". Me shume rendesi mori pohimi i Kobolji Xhilit: "Nese dhe sezonin e ardhshem do te jem presidenti i Juventusit, Deshamp do te jete tekniku i skuadres se bardhezinjeve". Nje pohim qe tregon impenjim per nje project, serioz dhe i sakte.
Xhili kerkon te largoje spekullimet qe kane nen shenje francezin Didier Deshamps. Kritike pa limit, sondazhe jo favorizuese per francezin, sponsorizime nga te gjitha fushat per Marcelo Lipin. Ish-tekniku i Italise i afrohet pistes se re, por me emrin e njohur-Juventus. Veprimi i thjeshte i Lipit eshte dhe pasqyre e karakterit te tij te larte: nje telefonate per Deshamp dhe siguria se mbeshtet punen e tij. Prej kohesh vete Lipi po kerkon aventuren e re. Mundesite nuk jane shume, madje mund te themi tre.
Madridi, ku Kapelo ka humbur shume ne kuotat e tij (eshte mik i Lipit), Barcelona qe duket e lodhur nga Rajkard, Celsi, ku Murinjo vetem ne fjale vlereson raportet e tij me Abramovic dhe krahun e djathe te miliarderit rus, Kenion. Lipi ruan raportin korrekt me koleget e tij. Ka biseduar me Deshamp, qe nuk e harron dhe si futbollist te Juventus. Rikthim i Lipit per here te trete ne Torino? Shume i veshtire per t'u realizuar, port e mos thene e pamundur.
Te pakten per momentin. Ish-tekniku kampion bote nuk mund ti afrohet nje plani B. Juventus do kohen per t'u rindertuar pas shkaterrimit agro nje vit me pare. Ne sinteze mund te thuhet, per nje motiv ose nje tjeter, stoli i drejtimit te Juventusit ka nje drejtues: eshte Deshamp.